Zhduket pa lene gjurme 34-vjeçari i kerkuar per vrasje

RTV KLAN 2018-07-10

Views 1

Një denoncim i rrallë u bë në komisariatin e Kurbinit mëngjesin e së martës. Një 63-vjecar u tha efektivëve të policisë së prej 5 ditësh nuk ishte kthyer në shtëpi djali i tij, Elion Hysa. Por policia ka 3 vjet që e kërkon 34-vjecarin, pasi ai akuzohet si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer në Sarandë në 10 Korrik të 2015-ës.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka jetuar në shtëpinë e tij deri të enjten e javës së kaluar kur një telefonatë e nxorri jashtë për të mos u kthyer më.

?Dyshoj se e kanë vrarë?, ishin fjalët që u ka thënë efektivëve të policisë babai i të riut. Eljon Hysa i njohur edhe me emrin Elvis ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në Sarandë. Mes viktimës dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas, 6 persona e kanë rrethuar viktimen dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopa bejzbolli, e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë. Tre persona u arrestuan një ditë më pas, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Elion Hysa.

Tv Klan kontaktoi me xhaxhain e Hysës, i cili tha se dyshonte se 34-vjeçari kishte rënë pre e një kurthi me qëllim eliminimin e tij. Policia e Lezhës konfirmon se është vënë në lëvizje për gjetjen e 34-vjeçarit. Mësohet se fillimisht janë duke u verifikuar thirrjet telefonike në numrin që ai posedonte, ndërsa po merren në pyetje familjarë dhe të afërm të tij.

Share This Video


Download

  
Report form