Padia e Balles ndaj Bashes, Gjykata e Krimeve shpall moskompetence

RTV KLAN 2018-07-10

Views 0

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë për padinë e bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Balla e paditi Bashën për shpifje pasi ai e akuzoi si të përshirë në rastin e kontrabandimit të 3,4 milion eurove të gjetura në 2 ?Tojota Jaris? në portin e Durrësit. Kreu i Partisë Demokratike nuk u paraqit ne seancën e së martës.

Edhe vetë Taulant Balla nuk hyri në sallë, duke i kërkuar avokatit ta përfaqësojë ndërsa akuzoi kreun e opozitës se i shmanget drejtësisë.

Taulant Balla tha se është Basha personi i lidhur me milionat e eurove të kapura në Durrës, pasi njeh dy të shpallurit në kërkim për këtë rast. Çështja pritet t?i kalojë gjykatës së Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form