Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Durrësi po mirëpret këto ditë edicionin e 13 të festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Festivali mbahet në Muzeun e Arkeologjik ku po tërheq vëmndjen e artdashësve dhe pushuesve në qytetin bregdetar.
Tingujt e muzikës klasike kumbuan në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit në edicionin e 13 të Festivalit Ndërkombëtar të Dhomës.
Mbrëmjen e së hënës ishte radha e artistëve nga Austria të kuartetit ?Gustav Mahier Piano?, performanca e të cilëve u prit mirë nga publiku i pranishëm.
Drejtorja Artistike e Festivalit, Nevila Kalaja, thotë se aktiviteti po i përmbush të gjitha pritshmëritë.
Festivali i nisur më 25 qershor vijon deri më 14 korrik, periudhë gjatë së cilës janë parashikuar 7 koncerte sipas një kalendari të përcaktuar më herët.
Përkrah Ansambleve të njohura të ardhura nga vende të huaja, do të performojnë edhe instrumentistë shqiptarë të njohur e aktivë në skenat shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festivali-i-muzikes-se-dhomes-mbledh-artdashesit-ne-durres