Ambasadorja e BE në Tiranë: Edukojini të miturit, dështim i 'Drejtësisë' përfshirja e tyre në krime

Report TV 2018-07-10

Views 0

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të edukojnë fëmijët e mitur, në mënyrë që ata të mos përfshihen në ngjarje kriminale, por të largohen gjithnjë e më shumë prej tyre.

Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë ?Drejtësia për të miturit?, kryediplomatja evropiane tha se drejtësia shqiptare do të dështojë dhe do të jetë një katastrofë, nëse të miturit do të përfshihen në krime dhe do të ndëshkohen. Sipas Vlahutin, kostoja e edukimit të të miturve është më e ulët se sa kostoja e përfshirjes së tyre në krime dhe e ndëshkimit të tyre.

Është një nismë për të cilën ne tregojmë se jemi të kujdesshëm për të gjithë. Përpiqemi që këta fëmijë të rriten nesër dhe të njohin ligjin. Ne po përpiqemi të përmirësojmë të gjithë vendin, që të krijojmë një mjedis për këta fëmijë që të rriten sic duhet. Sistemi duhet t?i trajtojë ata, në mënyrë që t?i rehabilitojë dhe jo t?i inkriminojë më tej. Një fëmijë nuk mund të merret në pyetje si një i rritur, ndaj në kontekstin e reformës në drejtësi janë përfshirë aktet e një drejtësi restauruese dhe jo ndëshkuese. Legjislacioni krijoi bazën ligjore për trajtimin e të miturve, nëse ata janë aturoë, viktima apo dëshmitarë të një krimi. Duhen përdorur qasje që janë miqësore me fëmijët. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e kulturës gjyqësore, ndryshimin e mendësisë nga ndëshkuese në restauruese, dhe kjo nuk ndodh në një ditë. Nuk është e thjeshtë, pasi kërkohen burime për t?u marrë me këta të mitur që të rriten. Nëse nuk ndalohet që të miturit të bien viktima të krimit, kjo është një katastrofë, një dështim i drejtësisë, dhe kjo është më e madhe se kostoja për ta edukuar fëmijën.

Share This Video


Download

  
Report form