Në valën e largimit të mjekëve edhe infermierëve nga Shqipëria avokati i Popullit bën një propozim. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, në një takim të zhvilluar ditën e sotme, ka thënë se mjekët dhe infermierët duhet të paguhen më shumë, për të ulur nivelin e korrupsionit dhe për t'iu dhënë mundësinë atyre që punojnë në sistemin shëndetësor të kenë një punë të denjë.
Sipas Ballancës, Portali ?Stop Korrupsionit? ka ulur motivimin e mjekëve për punë duke rritur kështu edhe numrin e atyre që duan të largohen nga vendi.
Rritja e të ardhurave të sistemit shëndetësor është e domosdoshme për të ulur nivelin e korrupsionit. Na duhet që mjekëve t?u japim mundësinë të kenë një punë të denjë.
Erinda Ballanca, Avokati i Popullit