Genti Gjikola dhe Eleana Zhako, dy kuratorët, nga arkivi i jashtëzakonshëm i francezit Michel Setboun me një karrierë ndërkombëtare si foto-reporter përzgjodhën 100, të vendosura në sallën ekspozuese në kryeministri.
Në korridoret e Qendrës për Hapje dhe Dialog e njohur me akronimin ?COD? rindërtohet përmes fotografive Shqipëria nga 1981 deri në 1991. Dokumentimi i ngjarjeve të rëndësishme të asaj periudhe ishte njëri film, të tjerët shfrytëzoheshin për të fiksuar njerëzit në të zakonshmen, ngjarjet e jetës së tyre nën diktature dhe post saj.
?Kjo është nga 1981, më kujtohet ajo kohë kur shtiresha se isha një nga të rinjtë e një grupimi që quhej marksizëm-leninizëm. Nuk janë nga fotot e mija më të mira. Gjithë kohës ishim të vëzhguar dhe në ato çaste i thashë vetes pak rëndësi kanë kriteret profesionale, e rëndësishme është përmbajtja?.
Në kurikulimin e tij fotografitë e bëra në qytete të ndryshme tonat bëjnë një histori ndryshe nga ato të në luftërat për pavarësi në Afganistan, Iran, Irak apo Liban. Shqipëria është si albumi i një familjeje.
?E ndjej për detyrë t?ua kthej shqiptarëve atë që më dhanë, mundësinë për të treguar aftësitë e mia me histori të rëndësishme, një rast i jashtëzakonshëm për rrëfyer botës së lirë Shqipërinë, duke ruajtur ekuilibrat profesional.?
?E vizitoj rregullisht Shqipërinë, edhe këtu kapitalizmi është i egër dhe kjo më bën nostalgjik për disa karakteristika të asaj kohe të jetuar pak në Tiranë. Në mëngjes u çoja me këngën e këndesit, lagjet ishin të qeta, njerëzit nuk ziheshin me njëri tjetrin. Vetëm kaq, gjithçka tjetër ishte e trishtë.?
100 fotografitë ku ndoshta mund të gjeni veten ose një nga të afërmit tuaj, do të qëndrojnë deri në Shtator.