Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas vendimit të Sekretariatit të Kuvendit për ta shpallur të vlefshëm votimin për Teatrin, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Taulant Balla, tha se dy deputetë të LSI-së i kanë "lënë në dorë" kartën e Vangjel Tavos ish-deputetit të tyre Robert Bitri.
Balla tha pas analizimit të pamjeve filmike nga seanca e së enjtes, duket qartë se karta ka kaluar dorë më dorë mes deputetëve Braimllari dhe Panariti deri tek tek vendvotimi i Bitrit.
Balla: Në ato prova filmike që do të bëhen publike, duket qartë që një deputet i caktuar, anëtar i grupit parlamentar të LSI, ka marrë kartën nga vendvotimi i zotit Tavo dhe e ka shpënë kartën përmes dorës së një deputeti tjetër po të LSI në vendvotimin e zotit Bitri. Pak rëndësi kanë emrat, do ti shikoni.
Pyetje: Bëhet fjalë për zotin Braimllari dhe Panariti?
Balla: Besoj se po. Jam shumë i sigurt se mund të kenë pozicione të ndryshme, për mua është i rëndësishëm qëndrimi për të bojkotuar Kuvendin mbi një veprim që e ke kryer po vetë. Nuk ka rëndësi kush e ka bërë këtë veprim në kuptimin dhe të rregullores së Kuvendit sepse ky votim nuk ka ndryshuar as në kuorumin e vendimarrjes dhe as në rezultatin e votimit. Më vjen keq që opozita e vendit tim ka degraduar deri në këtë pikë që bën një veprim vetë dhe mbi veprimin e kryer vetë merr përsipër të firmosë një shkresë ku akuzon për vjedhjen historike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-deputetet-braimllari-dhe-panariti-i-ngecen-ne-dore-bitrit-karten-e-tavos