Veliaj: Teatri, vepër e shkëlqyer - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Veliaj siguroi se Teatri i Ri Kombëtar do të jetë një vepër e shkëlqyer në shërbim të komunitetit të artistëve. Por si çdo projekt ambicioz ? tha Veliaj, edhe kjo punë ka krijuar debat.

 

?Fakti që sot ka debate dhe të gjithë punët e Bashkisë hanë debat, siç u zumë për këndin e lojërave, doli i shkëlqyer, siç u zumë për bulevardin, doli i shkëlqyer, siç u zumë për Pazarin e Ri doli i shkëlqyer, siç u zumë për sheshin ?Skënderbej?, mori çmim dhe siç po ka debate për teatrin, do dalë një vepër e shkëlqyer. Ndaj sa mirë që vëmendja tani nuk është më: a punohet apo jo në Tiranë, por a e duam apo jo një punë të caktuar; ky në thelb është një kompliment sepse njerëzit e dinë që po u vu dorë nga qeveria shqiptare, nga Bashkia e Tiranës, do dalë diçka e mirë.?



Deklaratën Veliaj e bëri teksa pa nga afër këndin e 30 rekreativ në zonën e njohur si Nshraku. Bashkia e ka rikonstruktuar këtë ambient duke investuar në infrastrukturë, stola, ndriçim, lulishte dhe pemë.

 

?Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut sot sepse kur të gjithë punojmë bashkë, nuk merremi me llafe e nuk pengojmë njeri -tjetrin, jemi konstruktivë, i gjithë ky komunitet ia pa hajrin të qenit bashkëpunues dhe ne duam të vazhdojmë në mënyrë kapilare. Ky është vetëm këndi i 30-të, por Tirana ka nevojë për 300. Sigurisht, krahasuar me zero jemi 30 herë më mirë, por krahasuar me ambicien që kemi, duhet të bëjmë edhe 10 herë më shumë?, u shpreh Veliaj.



Gjatë inspektimit Veliaj shoqërohej nga zv/ministrja e mjedisit Ornela Cuci e cila është edhe banore e zonës që ka përfituar nga rehabilitimi i këndit.

Share This Video


Download

  
Report form