Një i ri nga Laçi ka rrëfyer ngjarjen e dhimbshme që ka përjetuar familja e tij nga ish-Uzina e Superfosfatit në Laç. Ai ka humbur babain dhe vëllain në rrënojat e ndërtesës së degraduar, duke nxjerrë hekur për ta tregtuar për skrap.
Ai thotë se familja e tij është e varfër dhe kushtet e vështira ekonomike i shtynin ata të gërmonin në godinat e lëna në harresë. Çdo ditë aty punojnë njerëz, duke vënë në rrezik jetën.
Kam humbur vëllain dhe babain në këtë uzinë. Nxirrnin hekur për shkak të kushteve ekonomike. Babai ka humbur jetën në 2004, vëllai ka dy vite, në 2016. Këtu edhe pas 100 vitesh do ketë aksidente të tilla. Shoh plot çdo ditë, edhe në mes të të nxehtit të madh, duke punuar këtu.