6 drejtues te ALUIZNI-t dhe Hipotekes ndiqen penalisht

RTV KLAN 2018-07-07

Views 2

6 drejtues të lartë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI-t dhe Tatimeve do të përballen me drejtësinë për korrupsion dhe shpërdorim me detyrën. Kallëzimi është bërë nga Task Forca Antikorrupsion  pas kontrolleve që ushtroi për periudhën Maj-Qershor në 35 institucione.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë:?Kallëzim penal për regjistruesin e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë, për drejtorin e ALUZINI-t Sarande dhe për tre përgjigjes të po kësaj drejtorie, po ashtu është kryer kallëzim penal për Përgjegjësin e Sektorit e asistencës ndaj shërbimit tatim pagues në Drejtorinë Tatimore Rajonale Vlore ku dyshohet për kryerjen e veprimeve për shpërdorim detyre".

Kontrollet e ushtruara për të njëjtën periudhë nga Task Forca Antikorrupsion njëherazi i kanë kushtuar largimin nga puna 28 punonjësve dhe drejtuesve të lartë të administratës publike, ndërsa për 172 të tjerë janë marrë masa disiplinore.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form