Ora News - Kampionati Kombëtar i Çiklizmit ngre siparin, shpallen fituesit e parë

Ora News Lajme 2018-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kampionati Kombëtar i Çiklizmit ngriti siparin këtë të shtunë. Në garën me kronometër individual morën pjesë 44 çiklistë të ndarë në tre kategori: kadetë, junior dhe të rriturit. Kadetët që startuan të parët garën përshkuan 12 kilometër, brezi i ri i çiklistëve, junior 24 kilometra ndërsa më e gjatë ka qënë gara për të rriturit të cilët përshkuan 36 km.

Presidenti i Federatës së Çiklistëve, Skënder Anxhaku, tha se këtë vit pjesëmarrja është më e lartë ndërsa vëmendja është përqëndruar tek ata të cilët do te jenë brezi i ri çiklistëve

"Pjesëmarrja ka qënë më e madhe duke qënë se kanë ardhur më shumë sportista që ne kemi në Itali, që kanë prindërit atje dhe garojnë me ekipe italiane. Shikoj se ka një rritje të shumë sportistëve të rinj dhe është një grup zinxhir që i jep një ndihmesë dhe punës dhe stafit të federatës."

Gara me kronometër pati edhe fituesit e saj. Kategorinë kadet e kryesoi Valter Hamiti i Tiranes, atë Junior Mesut Ceka ndërsa për të rritur fitues u shpall Eugert Zhupa.
Kampionati do të vijoj edhe ditën e dielë në garën më të rëndësishme atë të rezistencës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kampionati-kombetar-i-ciklizmit-ngre-siparin-shpallen-fituesit-e-pare

Share This Video


Download

  
Report form