Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Kukës-Shishtavec, aty ku rreth orës 6 të mëngjesit një ari ka sulmuar një 36-vjeçar, i cili po shkonte në punë tek hidrocentrali në fshatin Brekie.
Nga sulmi, Shehap Dashku, personi i lënduar, ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime në trup dhe në njërin sy. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Banorët e këtij fshati kërkojnë marrjen e masave për arinjtë, pasi sipas tyre janë kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve.
Banorët thonë se ka prani të madhe të arinjve, deri tani kishin bërë vetëm dëme në të mbjella por me kalimin e kohës po behen të rrezikshëm duke rrezikur edhe jetët e tyre dhe sidomos të fëmijëve.
Komuniteti kërkon marrjen e masave, pasi vete nuk mund ti vrasin, por autoritetet duhet të marrin masa ndaj rrezikut të sulmit, pasi zonat ku arinjtë janë shfaqur në zonën e Shishtavecit është shumë afër rrugëc nacionale dhe mund të zbresin edhe në Kukës.