Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë bilancin e task forcës antikorrupsion të qeverisë. Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se vetëm në dy muajt e fundit, maj dhe qershor janë ushtruar kontrolle në 35 institucione ku ofrohet shërbim për qytetarët. Gjatë kësaj periudhë janë rekomanduar 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra.
Gjonaj: Gjatë periudhës 2 mujore, maj-qershor 2018 task forca antikorrupsion ka ushtruar kontroll me synim evidentimin e praktikave abuzive, korruptive dhe arbitrare në 35 institucione qendrore ku ofrohet shërbim ndaj qytetarëve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve kanë rezultuar shkelje ligjore dhe administrative të drejtuesve dhe punonjësve të këtyre institucioneve, një pjesë e të cilave arrijnë në kufijtë e veprave penale.
Vetëm për periudhën maj-qershor 2018 task forca antikorrupsion ika rekomanduar ministrave dhe drejtorave të përgjithshëm 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra. Largimet nga detyra përfshijnë një numër të lartë punonjësish dhe një sërë drejtuesish të lartë të zyrave rajonale të Hipotekës, Aluiznit, Tatimeve, AKU, Inspektorateve, drejtorive bujqësore etj.
Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, njëherësh edhe ministre e Drejtësisë tha se janë bërë tre kallëzime penale për 6 drejtues.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-ben-bilancin-e-task-forces-ne-dy-muaj-jane-larguar-28-zyrtare-nga-puna