Nga sonte e në vijim një ekspozitë e jashtëzakonshme me 99 grimca drithëruese të portretit të Shqipërisë, siç ishte mes errësirës së izolimit dhe dritës jashtë bunkerit komunist. Ia vlen vërtetë?.
Me këto fjalë të shkruara në rrjetin social Facebook e ka prezantuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama expositën e Michel Setboun të titulluar ?Fundi. Fillimi Shqipëria 1981 ? 1991?, e cila do të çelet për publikun sot në mbrëmje.
Për herë të parë 99 foto nga Shqipëria e viteve 1981 ? 1991 vijnë për publikun kryeqytetas në COD. Fotografi francez Michel Setboun e ka vizituar disa herë Shqipërinë: gjatë diktaturës, kur diktatura ra dhe gjatë tranzicionit demokratik të vendit. Ai ka ruajtur në fokus gjurmët e pashlyeshme të periudhës së diktaturës, të cilat shprehen në fytyrat e vrenjtura të shqiptarëve që ka fotografuar. Fotografi ka vërjetur në ftyrat e njerzve femomenet psikologjike dhe mënyrën e ashprë të jetesës që duhje të bënin në kohën e diktaturës.