Shkodra: Politika të heqë dorë nga anatemimi i pjesës private të PPP-së

Ora News Lajme 2018-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimet me PPP kanë qenë shpesh herë në qendër të akuzave mes palëve politike, por nuk kanë munguar kritikat edhe nga institucionet ekonomike ndërkombëtare.

Por sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, i sheh thjesht si një formë investimi dhe të pa dëmshme nëse realizohen si duhet.

I ftuar në emisionin"Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, Shkodra thotë se politika duhet të heqë dorë nga anatemimi i pjesës private të PPP-së.

Megjithatë si shqetësim ai ngre disbalancën mes propozimit të pa kërkuar dhe propozimeve që vinë nga qeveria.

Shkodra: PPP është një formë edhe pse ka pro dhe kundra sa i takon efekteve.Është një formë për të injektuar në ekonomi investime të caktuara për gjëra që në një moment të caktuar nuk mund të bëhen. Janë aplikuar që nga 2007, kanë qenë dhe më përpara por nuk kanë qenë në këtë formën e koncesioneve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-politika-te-heqe-dore-nga-anatemimi-i-pjeses-private-te-ppp-se

Share This Video


Download

  
Report form