Ora News- Lojërat e fatit jashtë qyteteve nga 1 janari 2019, propozohet dhe rritje taksash

Ora News Lajme 2018-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga 1 janari i vitit që vjen, pikat e basteve dhe lojërat e fatit nuk do të lejohen më në qendrat e banuara. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, tha se nuk do të lejohet më asnjë shtyrje në zbatimin e ligjit. Braçe gjithashtu propozoi që të rriten taksat për bastet dhe lojërat duke kërkuar skemën e re nga Ministria e Financave me qëllim zbatimin e saj në paketën e ardhshme fiskale. Në mbledhjen e radhës, Komisioni ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës ndryshimet e propozuara për paketën fiskale. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, prezantoi lehtësirat për biznesin.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të fillojë zbatimi i ligjit që parashikon trasferimin e basteve dhe lojërave të fatit jashtë qendrave urbane dhe të banuara.

Në mbledhjen e radhës, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha në mënyrë të prerë se shtyrjet e mëtejshme nuk do të tolerohen.

Ai ka propozuar edhe rritje të nivelit të taksave për lojërat e fatit dhe bastet.

Gjatë diskutimit të ndryshimeve fiskale të propozuara nga qeveria, Erjon Braçe i kërkoi Ministrit që ndryshimet të dorëzohen në Kuvend në vjeshtë dhe të kalohen me paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

Braçe: Në fund të këtij viti mbaron afati, është fati përfundimtar për mbylljen e lojërave elektronike të fatit.

Ahmetaj: Nuk shtyhet.

Braçe: Në 1 janar të vitit 2019 lojërat elektronike të fatit të zhduken nga çdo fund pallati, bodrum pallati dhe të dalin atje ku i ka përcaktuar ligji. Së treti, kemi diskutuar dhe bashkërisht për një tatim të ri mbi kompanitë e basteve, apo jo?

Përtej propozimeve të bëra nga qeveria për të lehtësuar skemën e agroturizmit, deputetët e maxhorancës kërkuan që TVSH të bëhet 6 % edhe për pijet alkoolike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lojerat-e-fatit-jashte-qyteteve-nga-1-janari-2019-propozohet-dhe-rritje-taksash

Share This Video


Download

  
Report form