Ora News- Shoqata e Konsujve me kryetar të ri, Ylli Ndroqi President nderi për 7 vite

Ora News Lajme 2018-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipëri përcaktoi strategjinë në dy vitet e ardhshme të saj dhe rolin e përfaqësimit diplomatik në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve respektive. Pas zgjedhjeve të zhvilluara nga Asambleja e saj, Shoqata e Konsujve të Nderit që do të drejtohet nga Z. Gentian Sula ndërsa Z. Ylli Ndroqi u zgjodh President Nderi i Shoqatës.

Shoqata "Konsujt e Nderit në Shqipëri" diskutoi në mbledhjen e rradhës strategjinë për dy vitet e ardhshme, duke u përqëndruar tek përmbushja e objektivave kryesorë të Shoqatës, veçanërisht forcimi i rolit të Konsujve të Nderit si promotorë të diplomacisë ekonomike dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve në fushat kyçe të zhvillimit.

Diskutimi u përqëndrua në çështje të bashkëpunimit për ekonominë, diplomacinë dhe turizmin, si dhe fusha me interes për punën e Konsujve të Nderit dhe shtetet që përfaqësojnë.

Katër vite nga themelimi i saj, Shoqata e Konsujve të Nderit u angazhua për t'u shndërruar në promotore e krijmit të një statusi dhe roli të ri të anëtarëve dhe autoriteteve më të larta në vend.

Pas zgjedhjeve të rradhës të zhvilluara nga Asambleja e saj, Shoqata e Konsujve të Nderit që do të drejtohet nga Z. Gentian Sula, do të vijojë koordinimin e punës me autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, për lobimin për çështjet me interes për Shqipërinë dhe fuqizimin e rolit të Konsujve të Nderit në Shqipëri.

Gentian Sula: Do të organizojmë tryeza me ekspertë dhe ministra për çështjet e turizmit dhe ato ekonomike. Bashkë me Ylli Ndroqin do të vazhdojmë me mekanizmat që shoqatës t'i shtohen vlerat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqata-e-konsujve-me-kryetar-te-ri-ylli-ndroqi-president-nderi-7-vite

Share This Video


Download

  
Report form