http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dje kuvendi ka konsumuar krimin me te rende ne historinë e tij 27 vjeçare.
Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës vendimi e se enjtes, ku me 75 vota pro, Parlamenti i hapi rrugën ndërtimit te Teatrit te ri kombëtar. Por sipas Lulzim Bashes, kjo vjedhje është vetëm fillimi.
Edi Rama nuk ka për tu ndalur me kaq, ai duhet ndalur
e për ta ndalur, Basha, fillimisht i drejtoi një apel kreut te shtetit.
Ne i bëjmë thirrje presidentit te mos e dekretoi ligjërimin e vjedhjes.
Kreu i opozitës nuk kurseu as ambasadoret, duke i kërkuar te reagojnë sa me pare.
?Ju bej thirrje ambasadoreve te vendeve tona partnere. Ja ku keni një projekt te pastrimit te parave te pista te krimit, ja ku keni një veprim qe dhunon haptazi sundimin e ligjit, ja ku keni një akt qe bie ndesh me detyrimet e integrimit europian. Ja ku keni një tufe peshqish te mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nuk ka për t?ju besuar askush kur te flisni nesër?.
Për Lulzim Bashen, përballja do te vijojë ne rruge e ne sheshe, ndërsa lëshoi dhe një kërcenim ne drejtim te mazhorances.
Parlamenti i kthyer ne noter te akteve kriminalo-korruptive te Edi Rames dhe aq me tepër kur ai ka asgjësuar te gjitha institucionet e drejtësisë, do te çlirohet nga banda e hajduteve ose do te zhbëhet nga forca e njerëzve te bashkuar qe janë me shume dhe me te forte se 75 hajdutet.
Por duket se opozita ka ndërmend qe çlirimin apo zhbërjen e Parlamentit ta drejtoi nga brenda tij.
Djegia e mandateve është opsioni me i lehte. Përballja dhe çlirimi i parlamentit, Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrimë se bashku me te gjithë qytetaret.