http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëkundjet e forta të tokës goditën sërish Shqipërinë qendrore, këtë radhë gjatë natës rreth orës 1.
Së paku 10 tërmete të tjera janë regjistruar duke nisur nga ora 00:48 e kësaj të premteje, ndërkohë qe e fundit lëkundje është shënuar ne orën 04:33 të mëngjesit, me magnitudë 3.1 e me epiqendër në Gjirin e Lalëzit.
Por goditja më e fortë u shënua rreth orës 01:00 të natës në Tiranë, duke shkaktuar sërish panik tek qytetarët.
Lëkundjet kanë qenë me Magnitudë nga 2.2 deri në 3.3 të shkalles rihter.
Më herët sizmologët pohuan se pas tërmetit të forte 6 ballë të ditës së mërkurë, në ditët në vijim do të vijonin lëkundjet, por me intensitet më të ulët.
Sizmologët tregojnë se pas goditjeve të para dhe më të fuqishme, janë shënuar 520 lëkundje të tjera.
Sipas raportimeve paraprake nga tërmeti nuk ka pasur dëme serioze në shtëpi apo objekte të tjera.