Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas një seance maratonë, rreth 12 orë debate dher diskutim, Kuvendi ka votuar me 75 vota të mazhorancës projektligjin për teatrin.
Projektligji kaloi me 75 vota në parim dhe terësi.
Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pas thirrjes që bëri kryetari i grupit të PD-së, Edmond Spaho.
Spaho: I bëj thirrje kësaj mazhorance të tërheqë këtë barabarizëm pasi qyteti nuk i ka asnjë kusur që për interesa private të Kryeministrit, pangopësinë e tij të mund të shëmtohet dhe shkatërrohet sikundër do ta bëjë ai. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë.
Ne duar mbanin kartonat e kuq dhe nje parulle: Une jam Teatri! Nuk kursyen as hedhjen e kartonave ne drejtim te kabinetit qeveritar, mes tyre dhe Kryeministri.
Por kjo nuk pengoi mazhorancën për të kaluar ligjin, duke i hapur rrugë kështu negociatave për ndërtimin e teatrit të ri. Ne votim mungonte Ministri Pandeli Majko, teksa votuan pro dy deputetë të PDIU.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-bllokon-foltoren-por-nuk-ndal-dot-75-kartonat-e-mazhorances-teatrin