stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Hysen Hoxha tregon në ?Stop?, se i biri është kapur në shkelje në Serbi dhe vuan dënimin atje. Ai ka vetëm një lutje me të cilën i është drejtuar edhe Ministrisë së Drejtësisë.Hyseni kërkon, që djali 21 vjecar, ta vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri. Përgjigja institucionale është, që në burgjet shqiptare nuk ka vende për të burgosur të tjerë.Në fakt ?Stop? ka mësuar, se burgjet shqiptare kanë 280 persona mbi kapacitet. Por nga ana tjetër në Rec të Malsisë së Madhe është gati burgu më i ri në vend me kapacitet 850 të dënuar. Ai ka 350 vetë staf, por mbahet akoma i mbyllur...?!