“Vendimi per negociatat, shtyse per reformat”

RTV KLAN 2018-07-05

Views 0

Kryeministri dhe qeveria e saj, Holanda ishte një nga 3 vendet që këmbëngulen dhe i bindën 25 vendet e tjera anëtare të votojnë Këshillin Europian për shtyrë me 12 muaj të çeljen e negociatave për Shqipërinë, por në Tiranë kryetarja e Senatit holandez është e bindur se Shqipëria do të jetë një anëtare solide e BE. Në takimin e zhvilluar me ftesë të kryeparlamentarit Ruçi, Anki Brukers-Knol deklaron se Holanda është e bindur se Shqipëria është një vend europian dhe me një të ardhme të qartë europiane.

"Qëndrimi i Holandës për çështjen e hapjes së negociatave është një mundësi shumë e mirë për të nxitur Shqipërinë të luftojë më ashpër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vetting-u është një rast unik dhe rezultatet që ju keni arritur në këtë aspekt janë impresionuese. Jam e bindur se në Qershor 2019 negociatat me Shqipërinë do të hapen. Gjatë këtij viti që kemi përpara Shqipëria do t?i përmbushë të gjitha kushtet. Ky vit do t?i bindë të gjithë kritikët dhe në Qershor 2019 askush nuk do të ketë pakënaqësi për rezultatet e Shqipërisë. Ky vit është viti i PO-së për Shqipërinë".

Holandën, një muaj më parë, kryeparlamentari Ruçi e cilësoi si vendin nga Shqipëria kishte marrë modelin e kultivimit të hashashit, por homologes në zyren e tij i shpreh mirëkuptimin për votën e vendit të saj në Këshillin Europian. Ne jemi të bindur se në qëndrimin e Holandës për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nuk ka asnjë grimcë paragjykimi, por vetëm vëmendje e kujdes të natyrshëm. Vërejtjet e Holandës po shqyrtohen me shumë seriozitet nga të gjitha institucionet shqiptare dhe lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe trafiqeve po ashpërsohet e thellohet. Shifrat flasin se gjatë 2017 Holanda investitori i dytë në Shqipëri, me 870 milionë Euro investime.

Share This Video


Download

  
Report form