Prokuroria kerkon serish burg per Saimir Tahirin

RTV KLAN 2018-07-05

Views 0

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të ketë një tjetër përballje me prokurorinë këtë herë në Gjykatën e Lartë. Organi i akuzës i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda e cila hoqi masën e sigurisë, duke vendosur hetim në gjendje te lirë. Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për shkak të lehtësive që i ka krijuar grupit të ?Habilajve? dhe korrupsion.

Prokuroria ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg deri në fund të hetimeve, pasi ka prova që sipas saj faktojnë përfshirjen e ish-deputetit në veprimtari kriminale. Pritet të shihen se çfarë provash të reja do të paraqesë Prokuroria, në Gjykatën e Lartë për të bindur Kolegjin Penal. Kërkesa e akuzës vjen 38 ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila vendosi arrest shtëpie për ish-ministrin.

Prokuroria ka afat deri në 17 Korrik për të hetuar Saimir Tahirin dhe ende nuk është vendosur nëse dosja do të dërgohet në gjyq. Grupi hetimor është në pritje të përgjigjeve të dy letër porosive nga Mali i Zi dhe Italia. Nga këto vende janë kërkuar informacione për disa levizje që Tahiri ka kryer së bashku me persona të tjerë që janë nën hetim për këtë dosje.

Share This Video


Download

  
Report form