Ora News - Kapen me heroinë e kokainë, 3 të arrestuar në Sarandë e Vlorë

Ora News Lajme 2018-07-05

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka sekuestruar 59 doza heroinë dhe 23 doza kokainë gjatë dy operacioneve në Vlorë e Sarandë.

Uniformat blu kanë vënë në pranga 3 persona ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit ''Red'' në Vlorë ka rënë në pranga Dashamir Ademi, 28 vjeç, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me iniciale D.B., 20 vjeç, dhe M.L., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.

"Dashamir Ademi pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D.B., dhe M.L.,"-raporton policia.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 59 doza heroinë dhe një sasi lekësh kesh.

Ndërsa gjatë operacionin ''White'' policia e Sarandës arrestoi në flagrancë Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

"Silvjo Hoxhallari dhe Jurgen Hoxha u kapën në lagjen ''Nr.1'', me 23 doza kokainë,"-raporton policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kapen-me-heroine-e-kokaine-3-te-arrestuar-ne-sarande-e-vlore

Share This Video


Download

  
Report form