Report TV - Teatri, Berisha: Krim i shëmtuar nga mafia qeveritare

Report TV 2018-07-05

Views 0

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij, Edi Rama se po vjedh Teatrin Kombëtar përmes projektligjit që synon shembjen e atij ekzistues dhe ndërtimin e të riut. Sipas Berishës, pas shembjes së Tearrit Kombetar fshihet një vjedhje e paimagjinueshme e kryeministrit.

Kur BE shtyu negociatat për në fund të 2019, ju garantoj deri në gjysmën e dytë të 2021, këtu do jemi, në vend të paraqitet sot në Kuvend një program, plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga kryeministri paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, i Teatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja ndaj çdo gjëje, por vecanërisht në artin e kulturën, pasi vet i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar shkarravit gjithë jetën.

Shqiptarët presin çdo bëjë Kuvendi, pas goditjes së tmerrshme që morën, pas 13 kushteve, kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një axhendë, të vjedhë çdo orë, e çdo ditë, kjo që ndodh me Teatër është vetëm vjedhje, me një procedurë të paimagjinueshëm. Fatin e tij e përcaktojnë artistët, artistet dhe vetëm artistët.

Share This Video


Download

  
Report form