Qeveria del me kerkese ne treg per 500 milione eurobond

RTV KLAN 2018-07-04

Views 0

Tashmë është zyrtare, qeveria shqiptare ka dorëzuar një kërkesë për propozim në disa banka për të emetuar një eurobond në vlerën e 500 milionë Eurove.

Lajmi për kërkesën e dorëzuar bankave është publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë përmes një njoftimi në faqen e interentit ka konfirmuar daljen në tregjet financiare me një borxh në këto vlera. Afati për propozimet e bankave është 10 Korriku, ndërsa blerja në treg është parashikuar të bëhet në Tetor.

Ky nuk do të jetë një borxh i ri, por do të synojë që të blejë një pjesë të eurobondit ekzistues me vlerë 450 milionë Euro që u ble në vitin 2015 me afat 5 vjet, dhe do të maturojë borxhin ekzistues duke e shtrirë në kohë për 10 vjet.

Interesi i bondit që u emetua në 2015-ën ishte 5.75%.  Kjo është hera e tretë që vendi ynë del me një kërkesë për të marrë borxh në tregjet e huaja, ndërsa nga 2010-a që ishte hera e parë, klasifikimi për borxhin është rritur në B+ nga Moodys dhe B1 nga Standard & Poors.

Share This Video


Download

  
Report form