Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një mbledhje të përbashkët mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile, dy kryeministrat kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kanë shprehur konkluzionet e marrëveshjeve.
Rama ka thënë se mbështet Malin e Zi në procesin e tij europian për t?u anëtarësuar në BE.
I rikthehem dhe njëherë faktit se kemi pritur me shumë padurim dhe jemi krenarë që kemi dhënë kontributin tonë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, dhe sot Mali i Zi në NATO është shembull për stabilitetin. Ne kemi marrë një datë për negociatat, fillojmë procesin parapërgatitor për negociatat. Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj para nesh, për të bërë të gjithë procesin analitik dhe për të qenë të përgatitur. Kemi hyrë në këtë proces, kemi diskutuar për shfrytëzimin me efikasitet të gjithë pellgut, dhe do të punojmë konkretisht për të nxitur ekonominë dhe të gjithë zinxhirin e veprimtarive që shoqërojnë dhe duhet të mbështesin transformimin në këtë zonë.
Edi Rama, Kryeministër
Rama ka theksuar se shumë shpejti, dy vendet ballkanike do nisin përgatitjen për fillimin e punimeve të autostradës së kaltër, apo siç njihet ndryshe ?Autostrada Adriatiko-Joniane?.
Mbetemi shumë të lidhur për të konkretizuar programet për procesin e Berlinit. Do nisim përgatitjet për autostradën e kaltër, apo Adriatiko-Joniano, që përfshin Malin e Zi dhe Shqipërinë. Për të avancuar procesin e lehtësimeve tregtare. Kompanitë që janë të interesuara të lehtësojnë procedurat e kalimit. Së shpejti do hapim një tjetër pikë doganore. Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Siç e theksova, është një fqinjësi pa asnjë hije, pa asnjë çështje të hapur, por e garantuar nga pakicat përkatëse. Më vjen mirë që me vëllezërit tanë në Malin e Zi, kemi mirëkuptim.
Në fjalën e tij, homologu malazez, Dushko Markoviç, ka thënë se Mali i Zi do t?i ofrojë Shqipërisë mbështetjen e nevojshme. Ai ka theksuar se nuk është i kënaqur me vendimin e BE-së për Shqipërinë, për të hapur negociatat në 2019.
Kam dëshirë të pajtohem me kolegun tim Rama. Mbledhjen e kishte si objektiv jo vetëm të vërtetonte marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, por edhe të kishte një përfundim. Mali i Zi dhe Shqipëria, historikisht kanë patur marrëdhënie të mira. Mali i Zi dhe Shqipëria, s?kanë patur probleme mes tyre. Jeta e qytetarëve duhet të bëhet më e mirë. Siç tha dhe Rama, kemi nënshkruar disa marrëveshje. Këto nuk janë vetëm përkushtime, janë hapa konkretë, jo objektive. Pra raportet tona ndërshtetërore i shndërrojmë në marrëdhënie të përbashkëta. Me kapacitetet që kemi do ndihmojmë Shqipërinë. Përvoja jonë me negociatat, është në dispozicion. Nuk jemi të kënaqur ti hapë negociatat në 2019, donim të hapeshin këtë vit. Si politikan pragmatik shohim të ardhmen dhe do rekuperojmë. Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vende në zhvillim.