Ora News - Peleshi shpall konkursin e logos promocionale për produktet e zonave malore

Ora News Lajme 2018-07-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, në kuadër të promovimit të produktit shqiptar të prodhuar në zonat malore, shpalli konkursin për përzgjedhjen e logos promocionale, identifikuese të këtyre produkteve.

Lançimin e këtij konkursi grafik e bëri të ditur vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë takimit me gratë e fshatit Qelëz, të zonës së Pukës, të qarkut Shkodër. Në këtë takim e pranishme dhe Ambasadorja e Delegacionit Europian në Tiranë, Vlahutin.

Peleshi: Sot, jam shumë i gëzuar që të lançoj bashkë me Ambasadoren. Ka qenë një ide e përbashkët, një iniciativë e përbashkët. Dua ta falenderoj përsëri Ambasadoren sepse ka mundësuar dhe financimin, e një logoje, pra e një etiketeje, të një emërtimi, të një logoje dalluese të prodhimeve të zonave malore. Të prodhimeve tipike, tradicionale të zonave, të prodhuara kryesisht nga gratë.

Për Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Vlahutin, produktet e këtyre zonave duhet të arrijnë qëlliimin të jenë të dallueshme nga të gjithë konsumatorët, duke i dhënë vlerën dhe vendin e duhur.

Vlahutin: Ne do tju ndihmojmë gjatë rrugës në varësi të momentit ku jeni. Asistenca për fermerët do të vijë duke u rritur, por është e rëndësishme që ne të shikojmë edhe fizibilitetin e kësaj që ka filluar dhe aftësinë por edhe ambicjen për të ecur përpara.

Vlahutin tha se mjete të tilla të promovimit, janë rruga më e mirë për zhvillimin e këtyre zonave të thella malore, gjë që kërkon një mobilizim kolektiv i të gjithë aktorëve në terren.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/peleshi-shpall-konkursin-e-logos-promocionale-produktet-e-zonave-malore

Share This Video


Download

  
Report form