Tiranë- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënë tek ?Astiri?. Mësohet se automjet ka qenë në lëvizje gjatë kohës që makina ka marrë flakë. Burime nga policia bëjnë më dije se ngjarja ka qenë aksidentale. Makina ka pësuar një defekt që ka shkaktuar flakët.
Sikurse shihet dhe nga pamjet të cilat janë raportuar në rubrikën ?Kallëzo? në tvklan.al, automjet është i gjithi i përfshirë nga flakë të mëdha.
Fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka dalë menjëherë nga makina dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim