?Shqipëria mori nga Komisioni Euorpian rekomandimin pozitiv, pa kushte, për të çelur menjëherë negociatat.? Nga Korça Kryeministri Rama bën edhe një herë sqarimin se vendimi i Këshillit Europian është një nisje e punës për çeljen e negociatave. Sipas tij ky vendim doli mbi përçarjet e brendshme të shteteve anëtare.
?Mjafton një logjikë e shëndetshme fëmije për të kuptuar që në këtë konfiguracion problemi ishte i brendshëm.?
Përveç përçarjes në radhët e BE, Rama sheh edhe rolin e opozitës që sipas tij punoi kundër interesave të vendit në takimet me europianët.
?Është e pabesueshme, më besoni, të jesh përballë figurave më të larta të shteteve europiane, që të pyesin, si e shpjegoni ju, që opozita juaj bën çmos që Shqipëria të mos e marrë këtë që meriton e që ju e kërkoni me kaq ngulm. Si të shkosh në një takim me prindër e të të shohin të gjithë të tjerët, sikur ke hatanë në shtëpi. Ja, kjo është.?
Përveç reformës në drejtësi Rama vë në radhë të parë reformimin e administratës që zvarrit problemet e shqiptarëve.
?Nuk është çështje LSI apo PD këtu. Këtu është çështje e një tepsie ku janë infektuar të gjithë ndër vite, ku kemi parë plot, edhe nga të paudhët e shtëpisë sonë, që të shkojë atje e t?i harrojnë të tëra e të fillojnë të fusin duart në xhepat e njerëzve.?
Në fund edhe një mesazh për ata që kundërshtojnë projektin për Tetarin Kombëtar.
?Do bëhet teatri dhe 230 -250 milionë u vodhën. Por ajo e gjitha kushton aq. Është një çmenduri. Do bëhet kjo - u vodhën, thonë.?
Takimi i llogaridhënies në Korçë ishte i fundit i kësaj nisme që qeveria zhvilloi për rreth një muaj në të gjithë vendin.
Tv Klan