Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është një prej tre rasteve (shiko videon) të regjistruara këtë fundjavë ku drejtuesit e automjeteve të kapur me shkelje kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë rrugore.
Rezultati i këtyre rasteve ishte prangosja.
Shoferi:T'u japë vëllai një kafe të mirë?
Polici: Urdhëro?
Shoferi:T'u japë vëllai një kafe të mirë, pa marrë në telefon.
Polici: Jo.Pse do të më japësh kafe?
Shoferi: Që të iki vëllai jot, mos të lodhesh më këtë punë.
Përveç këtyre tre shoferëve që ofruan në secilin prej rasteve nga 1000, 2000 dhe 3000 lekë për rrugorët për të mos u penalizur pasi ecnin të dehur në timon, u arrestuan dhe 12 drejtues të tjerë mjetesh për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Në total u vendosën 1200 gjoba dhe u pezulluan 66 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Rrugorët po vijojnë kontrollet në rrugët interurbane dhe urbane, ku fokusi është shpejtësia, përdorimi i alkoolit dhe gjobat e pa paguara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tu-jape-vellai-nje-kafe-te-mire-dhe-te-ikishoferi-perfundon-ne-pranga