Ora News- Vdekja e shoferit të Xhafajt, Rama: U gjendëm nën rrebeshin e zi të sulmeve politike

Ora News Lajme 2018-07-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Korça pretendimeve të ish-kryeministrit Berisha, se pas vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm Xhafaj, qëndrojnë larje hesapesh nga klanet mafioze.

Rama: Dua ta nis pak në mënyrë të veçantë këtë takim, sepse rrethanat na e diktojnë. Duke përfituar nga rasti për t?i shprehur ngushëllimet familjes së punonjësit të gardës, i cili u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne dhe dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes për faktin se edhe përtej tragjedisë edhe përtej dhimbjes së pangushëllueshme të një familje për djalin, vëllain, një njeri të shtrenjtë ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë së tyre u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye që kanë dominuar politikën tonë pa dashur fare t'ia dijë për respekt, për të vërtetën jo e jo, por as për një familje të thjeshtë në një moment dhimbje.

Versioni brutal i djalit të ndarë nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm, për të goditur qeverinë nuk ka fjalë për t'u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie që gjendet hapësira e debatit politik, që na shoqëroi edhe marrja e datës për hapjen e negociatave.

Ne bëmë gjithçka të mundur dhe se sa e vështirë ishte që të gjitha vendet e BE-së të vendosnin bashkërisht për të caktuar datën e hapjes së negociatave. Është e hatashme të shikosh se si hapësira e opozitës tonë pa fe dhe pa atdhe, e përthyen edhe këtë kapitull kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, jo për PS-në, se si përpiqet t'u tregojë shqiptarëve formën e një gënjeshtre të madhe".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vdekja-e-shoferit-te-xhafajt-rama-u-gjendem-nen-rrebeshin-e-zi-te-sulmeve-politike

Share This Video


Download

  
Report form