U braktisën nga fëmijët, Shërbimi Social strehon çiftin e të moshuarve nga Korça

Report TV 2018-06-30

Views 3

Dy të moshuarit nga Korça, Fadil dhe Lumturije Mane, të braktisur nga fëmijët e tyre, u sistemuan dje nga Shërbimi Social në Kuçovë.

Në fotot e shpërndara nga Shërbimi Social u panë dy krevatet e ndara të çiftit, ndërsa mëngjesin e sotëm mjekët janë përballur me një ?surprizë?.

Gjatë natës çifti ka bashkuar krevatet për të qenë bashkë. Rasti i dy të moshuarve në Korçë, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale. Shumë njerëz janë solidarizuar me ta pasi fëmijët i nxorrën në rrugë.

Pasi historia e tyre u bë virale në rrjet, Shërbimi Social i mori të moshuarit dhe i strehoi në një azil. Transferimi nga Korça për në Kuçovë është bërë në kujdesin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social, Luneda Sufali.

Share This Video


Download

  
Report form