Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Maturantët janë duke pritur rezultatet e provimeve me zgjedhje për të vendosur më pas për studimet e larta.
Deri më tani janë njohur me notat e tre provimeve por këtë vit numri i atyre që kanë marrë pikët maksimale ka qënë më i ulët se një vit më parë.
Në testimin e gjuhës së huaj numri i maturantëve që kanë marrë pikët maksimale ka qenë 500. Sipas të dhënave të Qendrës së Shërbimeve Arsimore provimi më i vështirë ka qënë matematika ku vetëm 230 maturantë kanë grumbulluar pikët maksimale nga 538 që ishin një vit më parë.
Rezana Vrapi: "Niveli i testi ka qenë B1, niveli më i lartë u gjuhës së huaj B2 është në lëndët me zgjedhje. Dhe ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve që kanë marrë notën 10 dhe që kanë marrë dhe atë që quhet notën 10.00, pikët maksimale që janë 50 pikë. Ndërkohë që në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi kjo përqindje është më e ulët. Janë rreth 221 nxënës që kanë marrë botën 10 që fillon nga 45 pikë dhe 1 nxënës ka marrë pikët maksimale prej 50 pikësh. Ndërkohë që në Matematikë kjo shifër është më e lartë. Ka rreth 230 nxënës që kanë marrë 50 pikë, pra pikët maksimale."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/maturantet-me-pike-maksimale-provimi-i-matematikes-me-i-veshtiri