Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogu Erion Kristo ishte i ftuari special i kësaj të premteje në emisionin BOOM. Ai foli shumë për Vlorën dhe shprehu pakënaqësi në mënyrën si po menaxhohet ky qytet. Kristo tha edhe mendimin e tij për "Lungomaren".
Pjesë nga biseda në studion e BOOM
Rozana Radi: Çthotë Vlora?
Erion Kristo: Vlora mirë, po ecën përsëprapthi
Rozana Radi: Do ndalojmë pak në Lungomare?
Erion Kristo: Në Lungo gomare, sepse ecën avash avash atje
Rozana Radi: Ku do të zbresim?
Erion Kristo: Zbresim tek qendra e Vlorës
Rozana Radi: Si është qëndra e Vlorës?
Erion Kristo: Sikur ka rënë bomba. Në krahasim me 1990 ka ndryshuar vetëm ajo pjesa e Lungo gomares. Thuhet që do ndryshojë dhe qendra, por Vlora është si e bombarduar dhe unë sa herë shkoj në Vlorë më pak trishtimi.
Rozana Radi: Për çfarë ka nevojë Vlora?
Erion Kristo: Vlora ka nevojë për njerëz që ta duan në radhë të parë, pastaj ka nevojë për investime si shumë qytete të tjera, si Korça psh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lungo-gomare-erion-kristo-vlora-eshte-si-e-bombarduar