Report Tv - Vlorë, rritet çmimi i ujit të pijshëm me 143%

Report TV 2018-06-28

Views 0

Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave. Rritja e çmimit të ujit është miratuar këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kjo vetëm me votat e këshilltarëve të majtë. Kanë qenë 22 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim të cilët kanë dhënë përfundimin për rritjen e çmimit të ujit.

Aktualisht çmimi i ujit është 30 lekë për metër kub, por tashmë është rritur dhe ka shkuar në 70 lekë për m3, e përkthyer në përqindje rritja është me 143 %. Rritje ka edhe për njësinë administrative Novoselë me 188% dhe Orikumi me 313 %.

Argumentat e Bashkisë së Vlorës, kryesuar nga titullari i saj Dritan Leli është se shkak është çmimi i energjisë elektrike. Në të njëjtë linjë ka qenë edhe drejtori i Ujesjellesit, Dorian Xhelili.

Vendimi është kundërshtuar nga ana e këshilltarëve të djathtë të cilët shprehen se një rritje e tillë është tërësisht abuzive.

Share This Video


Download

  
Report form