Ora News - Balla publikon foton: Vëllai i pritësit të 3.4 miliona eurove në zyrën e Bashës

Ora News Lajme 2018-06-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, padinë ndaj Lulzim Bashës për ?nxjerrje të sekretit hetimor?, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka publikuar një foto të kreut të PD me disa persona, ku sipas tij, njëri prej tyre është vëllai i dy personave të shpallur në kërkim, shtetasve Elvis Vladi dhe Alferd Vladi, nga Peshkopia. Për të Ironizuar Taulant Ballën, deputeti demokrat ervin saljanji erdhi në aprlamnt me toyota yaris dhe du qanta ku ishin printuar imazhet e euros.


Tirane- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, zgjodhi foltoren e kuvendit për tiu përgjigjur akuzave të opozitës që e lidhin atë me 3.4 milion eurot e sekuestruara në portin e Durrësit. Balla publikoi një foto, duke deklaruar se vëllai i një prej pritësve të eurove ka dalë në zyrën e Lulzim Bashës.

"Ja ku je Lulzim me vëllanë e personave në kërkim për drogë, për paratë. Ja ku e ke. Ja ku je Lulzim me vëllain e dy personave E.V dhe A.V të shpallur në kërkim si pritës të parave. Ja ku e keni në zyrën e Lulzim Bashës. I vëllai me iniciale A.V. Vëllai i dy personave që prisnin paratë në zyrën e Lulzimit. Toyotën kam frikë se mos e prisje ti mor Lulzim, dyshoj. A i shërbeu Lulzim Basha këtyre djemve, vëllait të mikut të Lulzimit në zyrë të Lulzimit, kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Unë këtë provë do ja dorëzoj sot drejtësisë siç bëra dje. Kjo është prova se ky derdimen që e keni bërë kryetar partie është jo i paaftë por është një budalla që njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që mos ti bjerë nga Ankona por nga Bari, kjo është prova." tha Balla.

Ndërkohë Basha u largua nga seanca menjëherë pasi mbaroi fjalën e tij në foltore.

Ne replike Edmond Spaho u shpreh: Taulant shiko hetimin se mos të dalë gjë.

Po sot, deputeti demokrat Ervin Saljanji, për të ironizuar mazhorancën dhe në veçanti kryetarin e grupit Taulant Balla, erdhi në parlment me një ?Tyota Yaris? dhe dy çanta në të cilin ishin stampuar imazhe të euros.

Më 24 qershor 2018 në portin e Durrësit u sekuestruan 3.4 milion euro të cilat ishin fshehur në dy makina Toyota. Janë arrestuar 4 persona, dy ne kerkim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-publikon-foton-vellai-i-personave-qe-prisnin-toytotat-me-miliona-euro-ne-zyren-e-bashes

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS