Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ligj për të rinjtë ku do jenë të parashikuara të gjithë të drejatta dhe lehtësirat që ata përfitojnë. Për hartimin e tij kanë nisur konsultimet ndërsa model është gjetur një ligj që ka miratuar parlamenti serb. Vetë të rinjtë kërkesë të parë për të kanë të drejtën e punësimit.
Për herë të parë Shqipëria ashtu si edhe vendet e rajonit do të ketë një ligj për të rinjtë. Ministria e Arsimit si dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri kanë nisur konsultimet me grupet e interesit për të adresuar nevojat e të rinjve dhe të ofrojë për ta më shumë shërbime.
Shpat Kolgega, Zv.ministër i Arsimit: Me këtë ligj nuk është se do shpëtojmë nga hallet apo problemet që ka Shqipëria apo rinia shqiptare. Kjo është një themel i mirë që do hidhet për të pasuar më parë me shumë projekte të tjerë në mbështetje të të rinjve.
Modeli këtë herë është gjetur Serbia, parlamneti I të cilit ka miratuar një të ngjashëm .
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nen-modelin-e-serbise-shqiperia-do-te-kete-nje-ligj-te-rinjte