Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona kanë thyer gjatë natës derën e Postës së lagjes numër 8 në qytetin bregdetar të Durrësit në tentativë për ta grabitur.
Por aksioni i tyre ka dalë huq pasi edhe pse në këtë zyrë postare kanë qenë 3 kasaforta, kur mbyllet puna punonjësit e postës nuk lënë shuma parash në zyrën postare, e si rrjedhojë kasafortat kanë qenë bosh.
Mësohet se autorët fillimisht kanë hapur qepenin me mjete të forta, kanë shqyer derën e brendshme, e pasi kanë hyrë brenda kanë bërë rrëmujë në kërkim të parave.
Pasi nuk kanë gjetur para, ata janë larguar.
Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë filmuar autorët dhe në sajë të veprimeve të kryera, policia ka bërë të mundur ndalimin e dy personave të dyshuar.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.
Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitet-posta-ne-durres-kapen-autoret-se-bashku-me-parate