Kush e ka vuajtur apo kush e ka studi" />
Kush e ka vuajtur apo kush e ka studi"/>

Ora News- "Të internuar në demokraci", banorët e Shtyllasit vuajnë prej 8 vitesh mungesën e ujit

Ora News Lajme 2018-06-28

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kush e ka vuajtur apo kush e ka studiuar e di mirë se cdo të thotë të kesh qenë i internuar nga regjimi komunist. Por banorët e fshatit Shtyllas shumica prej të cilëve ndodhen aty si një formë dënimi nga regjimi komunist habisin kur thonë se më mirë ishin në sistemin tjerë. Dhe ndoshta kanë të drejtë përsa kohë nuk kanë ujë, nuk kanë infrastrukturë e nuk kanë as shërbime të tjera dhe ndodhen vetëm 15 km larg qytetit të Fierit.

Banor: Quhej fshati i internimit më parë. 100 më mirë në atë kohë se sot në demokraci.

Shtyllasi një fshat që është vetëm 15 km larg Fier është një prej fshatrave ku regjimi komunist internonte familjet që i konsideronte armike.

Por mungesa e ujit prej tetë vitesh e ka bërë bërë banorët që qëndrojnë ato nga koha e dikateturës të deklarojë me bindje se ndjehen më të diskriminuar sot në demokraci.

Banorë: "Jam mërzitur sa dua të vras veten se këtu nuk vjen njeri, ky është fshat pa qeveri. 8 vjet kemi pa ujë të pijshëm."

"Ky ka qenë një fshat internimi, por ne kemi mbetur më të internuar se ata që kanë qenë në kohën e Enverit këtu."

Uji i pijshëm në shtyllas sigurohet vetëm duke e blerë, ndërsa për nevoja të tjera banorët kanë hapur puse.

Banor: Detyrohemi të pijmë ujë të pistë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-internuar-ne-demokraci-banoret-e-shtyllasit-vuajne-prej-8-vitesh-mungesen-e-ujit

Share This Video


Download

  
Report form