Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në seancën plenare të radhës. Seanca ka nisur me raportin vjetor për dokumentet e ish-sigurimit, ku raportoi Gentiana Sula. Ndërkohë, pas raporteve të prezantuara në Kuvend, kryetari Gramoz Ruçi ndërpreu 10 minuta seancën, pasi nuk ishte dorëzuar lista e diskutantëve. Pas rifillimit të seancës, Basha kërkoi që të ishte i pranishëm Rama në seancë gjatë debatit për negociatat, që sipas tij, vendimi ishte një dështim.
Ky është një debat për një cështje shumë të rëndësishme, dje është marrë një vendim kundër shqiptarëve. Është marrë një vendim për të shtyrë shqyrtimin e vendimmarrjes, përgjegjësi për këtë sot duhet të jetë këtu. Afër mendsh nuk mund të kërkosh nisjen e debatit pa përgjegjësin këtu në sallë. Nëse zotëria po fshihet apo nuk e mbajnë leqet, këshillojë të vijë këtu. Nuk mundet ti bëjë bisht debatit, pezullojë seancën deri sa të vijë këtu përgjegjësi për këtë situatë.
Lulzim Basha
Por Taulant Balla u përgjigj duke thënë se aktualisht Rama po zhvillonte një telefonatë me kryeministrin belg.
E mirëpresim debatin me ju për vendimin historik për negociatat. Ju jeni të paimagjinueshëm. Jemi të gatshëm të bëjmë një betejë me ty sot dhe e dimë fundin. Shyqyr që të kemi ne, por për fat të keq gjynah që të ka Shqipëria kryetar e lider opozite. Debati me kohë të përcaktuar nuk përfshin asnjë lloj detyrimi, nuk është as mocion dhe as interpelancë. Aktualisht Rama po zhvillon jnë bisedë telefonike me kryeministrin belg.
Taulant Balla