Sezoni turistik, Ardi Veliu marrëveshje me homologun kosovar: Të parandalojmë aksidentet

Report TV 2018-06-28

Views 0

Drejtori i Policisë së Shtetit së Shtetit, Ardi Veliu, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit ?Për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, në territorin e Republikës së Shqipërisë?, gjatë sezonit turistik 2018.

Ky memorandum ka qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret për parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore, që lidhin dy vendet.

Share This Video


Download

  
Report form