Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh gjatë një konference për shtyp pas vendimit të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019, se kjo është një përgjigje pozitive për anëtarësimin në bllokun europian.
Kryediplomati theksoi gjithashtu se do punohet për qershorin e vitit të ardhshëm i cili duhet ta gjejë Shqipërinë në një pozicion sa më solid për plotësimin e detyrimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE