http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës ka hartuar një plan te posaçëm masash për rritjen e sigurisë përgjatë bregdetit. Drejtori i policisë Gentjan Shehaj, duke pranuar problematikat e vitit të kaluar, tha se fokusi do jetë shmangia e ngjarjeve qe mund te cenojnë turizmin.
Sipas drejtorit Shehaj, ketë vit ne bregdetin e Vlorës janë ne gatishmëri gjithsej 325 efektive te policisë. Ndërkohe do te ketë shtim edhe të patrullave, si dhe do te ushtrohen kontrolle te vazhdueshme.