http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi për herë të parë në lidhje me akuzat e bëra në drejtim të tij nga Kreu i PD-së Basha, për 3.4 milion euro të gjetura në një makinë në Portin e Durrësit.
Balla tha se akuzat e Bashës janë qesharake dhe se lideri i PD-së duhet të japë llogari për dekonspirimin e aksionit të policisë.?Akuzat e Lulzim Bashës nuk qëndrojnë në asnjë % të saj, të gjithë qeshëm me të. Akuzat e dala nga goja e Bashës janë një përpjekje prej Don Kishoti. Basha vuri në rrezik operacion me disa të arrestuar dhe të tjerë që janë në kërkim. Apel Prokurorisë mos vonojë në zbardhjen e ngjarjes së sekuestrimit të parave. Të thërrasë Bashën që ka informacion në lidhje me paratë. Deklarata e Policisë ishte e plotë, e pergëzoj.?
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së tha se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal, sicc pretendon Basha dhe për këtë është i gatshëm të hetohet plotësisht. Duke ironizuar ai u shpreh se është i gatshëm ti bëhet Gjyqi në Sheshin Skënderbe nëse del një akuze e vërtete.
Pak ditë më parë gjatë fjalës së tij në Parlamënt Basha akuzoi Ballën për përfshirjen në një aferë që lidhej transportin e një shumë të madhe eurosh në një makinë 'Toyota Yaris' nga jashtë vendit.