Hahn kerkon hapjen e negociatave

RTV KLAN 2018-06-26

Views 0

Dy ditë para samitit të Këshillit Europian, Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn i bën thirrje vendeve të unionit të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Deutsche Welle shkruan se gjatë konferencës ndërqeveritare të së hënës në Luksemburg, Hahn vlerësoi Shqipërinë për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe vetting-un.

?Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, se sa e rëndësishme është dhënia e një sinjali pozitiv në rajon. Kemi arritur shumë, nëse shihni arritjet në rajon, sidomos në muajt e kaluar. Të gjitha janë rezultat i perspektivës europiane?.

Komisioni i Zgjerimit shpjegon edhe rrezikun që i kanoset rajonit, nëse Brukseli nuk hap dritën jeshile.

?Nëse kjo nuk do të shpërblehet në mënyrë kuptimplotë, mendoj se do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin rajonal?.

Në të njëjtën linjë me Komisionerin Hahn ishte edhe Kryediplomatja europiane, Federika Mogerini, e cila të hënën kërkoi që Bashkimi Europian të jetë konsistent dhe të shpërblejë përpjekjet e dy vendeve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form