Kumbaro: Shtepia e At Gjergj Fishtes nuk do te restaurohet

RTV KLAN 2018-06-25

Views 1

Shtëpia e përfolur e At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës nuk do të restaurohet. Ministria e Kulturës thotë se ajo është një objekt privat, kurse shtëpia ku ka lindur poeti është e shembur plotësisht. Ndaj memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit, vendi ku At Fishta i kushtoi pjesën më të rëndësishme të jetës së tij.

Mirela Kumbaro Ministre e Kulturës: ?Objekti që shpeshherë cilësohet gabimisht si shtëpia e Gjergj Fishtës është vetëm një banesë me disa pronarë privatë me një histori pronësie goxha të komplikuar, ku At Fishta ka kaluar pak muaj fëmijërinë e tij?.

Ministrja e Kulturës inspektoi edhe punimet për rikonstruksionin e plotë të vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë. Ajo tha se punimet do të krijojnë probleme gjatë sezonit turistik për vizitorët dhe agjencitë turistike, por u  kërkon mirëkuptimi të gjithë aktorëve. Punimet për rikonstruksionin e vendvarrimit të Skënderbeut janë parashikuar të përfundojnë brenda 6 muajve, por pretendohet se aseti i përfituar nga kjo ndërhyrje do të jetë gati më 28 Nëntor që sinifikon edhe ngritjen e flamurit në Krujë nga Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Share This Video


Download

  
Report form