'3.4 mln eurot', Basha: I përkasin bandës së Elbasanit; Balla:Je kaq i mbaruar o Babale

Report TV 2018-06-25

Views 1

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se shuma prej 3.4 milionë euro e kapur dje në Portin e Durrësit i përket një prej bandave më të rrezikshme në vend, që është aktive në Elbasan.

Në një reagim pas numërimit të eurove të sekuestruara dje, Basha akuzoi direkt kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa tha se kishte siguruar hyrjen pa problem të kësaj shume në Shqipëri.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me akuzat për 3.4 milionë eurot e bllokuara dje në Portin e Durrësit.

Basha tha se Balla merret me pastrim parash dhe është personi që ka bërë marrëveshjen për hyrjen e kësaj shume rekord në Shqipëri. Balla shkruan në ?Facebook? se mjerë kush e beson Bashën, ndërsa ironizon duke e quajtur atë ?Babale?.

Share This Video


Download

  
Report form