Basha: Balla ishte garant i 3.5 milione eurove

RTV KLAN 2018-06-25

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi të hënën kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Tauland Balla se ka hyrë garant për 3.5 milionë eurot e kapura në Durrës ditën e diel.

?Unë mund t?iu them vetëm 3 gjëra; që paratë janë të një prej bandave më të rëndësishme të trafikut të drogës aktive kryesisht në zonën e Elbasanit, por edhe në të gjithë Shqipërinë; Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri; dhe e treta, që policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë, për të vepruar. Është një nga vendet partnere që është skeptike për luftën kundër korrupsionit dhe kushtet e integrimit.?

Në një dalje për mediat para selisë blu, Basha tha se milionat e eurove të drogës do të përdoreshin në ndërtime.

?Edhe zallamahia për tokën e Teatrit për këtë bëhet, kullat tek toka e Teatrit do të ndërtohen për të pastruar paratë e krimit.?

Basha kishte paralajmëruar mbërritjen e Toyotas me euro në Durrës që të enjten e kaluar nga foltorja e parlamentit.

?Kanë kaluar nga kanabisi i Saimir Tahirit, tek kokaina dhe heroina e Xhafajt tek pastrimi i parave të drogës nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla?, tha Basha këtë të hënë.

Sipas tij, personi përgjegjës dhe ai që lidh Tahirin, Xhafajn, Ballën dhe Veliajn është Kryeministri Rama.

Por, Basha tha se pyetjet që duhet të shqetësojnë shqiptarët sot janë: ?Ku do të shkojnë këto para të drogës përveçse tek kullat e Erion Veliajt? Sa biznese do të shkatërrojnë, sa vende pune do të mbyllin, sa viktima do të shkaktojnë? Edhe për sa kohë do të na mbajnë derën e BE-së të mbyllur??

Share This Video


Download

  
Report form