Report TV - Alarm për bombë në Tiranë, gjendet një valixhe e dyshimtë tek Piramida

Report TV 2018-06-24

Views 0

TIRANË- Gjendet një valixhe e braktisur tek busti i Papës tek Piramida gjatë mbrëmjes së sotme, e cila dyshohet se ka lëndë eksplozive brenda saj. Kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë për valixhen e braktisur. Në këto momente është bërë rrethimi i gjithë zonës, ku po bëhen ekzaminimet e nevojshme.

Forcat anti -eksploziv kanë mbërritur në vendngjarje për të analizuar, nëse kjo valixhe përmban një bombë brenda saj. Por dyshohet se është një valixhe me rroba, që mund ta ketë harruar ndonjë qytetar.

Ndërkohë pritet të bëhet shpërthimi i kontrolluar në mënyrë që mund të mësohet nëse ka lëndë eksplozive brenda, apo thjesht është një valixhe me rroba që mund ta ketë harruar ndonjë qytetar. Po ashtu qytetarët nuk lejohen të kalojnë brenda zonës së rrethuar nga policia.

Informacion Paraprak

Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, pranë bustit të ?Papa Gjon Pali i Dytë?, është gjetur një valixhe e dyshimtë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.

Share This Video


Download

  
Report form